Kushtet e sigurisë për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
MONEYHOUSE Sh.p.k. me NUIS M41931024Q dhe seli në Rruga Artan Lenja, Kompleksi Kontakt, Pallati Leo, Shkalla 5, Kati 9, Ap. 5094, Tiranë, është kontrolluese e të dhënave që përpunohen në faqen zyrtare www.moneyhouse.vip. Në faqen zyrtare të MONEYHOUSE www.moneyhouse.vip në disa seksione si aplikimet për Punë ose ku ofrohen shërbime kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale. MONEYHOUSE për qëllime të ofrimit të shërbimit mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhura në lidhje me vizitorët në faqen tonë, klientët, kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit, individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, etj.
MONEYHOUSE garanton kushtet e sigurisë për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe autorizon gjithashtu përpunimin e të dhënave.
Në këtë dokument përshkruhen mjetet e administrimit të faqes zyrtare të internetit në lidhje me trajtimin e informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë faqen. Informacioni në këtë pikë u paraqitet në zbatim të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, individëve që përdorin shërbimet e MONEYHOUSE të ofruara nëpërmjet internetit.
Të dhënat jepen vetëm për faqen zyrtare www.moneyhouse.vip dhe jo për faqe të tjera ose aplikacione të cilat vizitohen nga përdoruesi nëpërmjet lidhjeve të tjera.
1. Termat
Të dhëna personale: është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.
Të dhëna sensitive: është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
Kontrollues: është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetërqë, vetëm apo së bashku me të tjerë, të cilët mirmbajnë të dhënat dhe përcaktojnë qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale.
Subjekt i të dhënave: është çdo person fizik ose juridik, të cilit i përpunohen të dhënat
Përpunues: është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që përpunon të dhëna personale në emër të kontrolluesit.
Sistem arkivimi: është çdo grup i strukturuar i të dhënave personale, të cilat janë të aksesueshme në bazë të kritereve specifike, të centralizuara, të decentralizuara ose të shpërndara në një bazë, funksionale ose gjeografike.
Mjete përpunimi: janë mjetet automatike, gjysm-automatike dhe mekanike që përpunojnë të dhëna personale.
Instrumentet elektronike: janë kompjuteri, programet kompjuterike dhe çdo mjet, elektronik ose automatik, me të cilat bëhet përpunimi.
Tregtim i drejtpërdrejtë: është komunikimi me çdo mjet dhe mënyrë i materialit reklamues, duke përdorur të dhënat personale të personave fizikë ose juridikë, të agjencive ose njësive të tjera, me ose pa ndërmjetësim.
Përpunim i të dhënave personale: është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash.
Marrës: është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër të cilit i janë dhënë të dhënat e një pale të tretë ose jo. Autoritetet, të cilat mund të marrin të dhëna në kuadrin e një hetimi të veçantë, nuk konsiderohen si marrës.
I ngarkuar: është personi që kryen përpunimin e të dhënave, me autorizim nga titullari ose personi përgjegjës.
Palë e tretë: është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër, përveç subjektit të të dhënave, kontrolluesit, përpunuesit dhe personave, të cilët, nën autoritetin e drejtpërdrejtë të kontrolluesit apo përpunuesit, janë të autorizuar të përpunojnë të dhëna.
Transmetim: është transferimi i të dhënave personale te marrësit.
Transferim ndërkombëtar: është dhënia e të dhënave personale marrësve në shtetet e huaja.
Vendimmarrje automatike: është një lloj vlerësimi për individët, i kryer krejtësisht në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e individit.
Pëlqim i subjekteve të të dhënave: është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, çka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij.
Agjent: është një person fizik tregtar ose juridik, i cili vepron në emër dhe për llogari të MONEYHOUSE.
Autentifikim: është procedura që i mundëson ofruesit të shërbimeve të pagesave verifikimin e identitetit të një përdoruesi të shërbimit të pagesës ose vlefshmërisë së përdorimit të një instrumenti specifik pagese, duke përfshirë edhe përdorimin e të dhënave të personalizuara të sigurisë së përdoruesit.
Të dhëna të personalizuara të sigurisë: janë elemente të personalizuara të mundësuara nga ofruesi i shërbimit të pagesave për përdoruesin e shërbimit të pagesave, për qëllime autentifikimi.
Transaksion pagese në distancë: është një transaksion pagese i iniciuar nëpërmjet internetit ose një pajisjeje që mund të përdoret për komunikim në distancë.
2. Përpunimi i të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet faqes zyrtare të internetit menaxhohen nga stafi teknik i sektorit përgjegjës në Departamentin e IT si dhe personat përgjegjës për përpunimin e të dhënave brënda MONEYHOUSE. Asnjë informacion që rezulton nga shërbimi nëpërmjet internetit ose aplikacionit nuk komunikohet ose shpërndahet përveç rasteve kur informacioni kërkohet nga organet kompetente që e fitojnë këtë të drejtë me ligj të veçantë duke respektuar kërkesat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
Të dhënat personale që japin përdoruesit, përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit ose për plotësimin e kërkesës dhe i komunikohen ofruesit të sherbimit dhe palëve të treta, vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim, duke respektuar kërkesat e ligjit.
Punonjësit e MONEYHOUSE i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. MONEYHOUSE në cdo rast vlerëson integritetin e punonjësve të rinj përpara se ata të punësohen. MONEYHOUSE monitoron në mënyrë të vazhdueshme akseset dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave personale që ajo kontrollon për tu siguruar për integritetin dhe konfidencialitetin e tyre.
3. Kategorite e subjekteve të të dhënave që përpunohen
Ne përdorim të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të dhënave personale (klientë, punëmarrës, kandidatë për punë, Agjentë, Partnerë në ofrimin e shërbimeve, etj), dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit të të dhënave ose për respektimin e marrëveshjeve mes palëve si dhe për rastet e kërkuara nga subjekti i të dhënave për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me ofrimin e shërbimit. Faqia zyrtare e internetit marr të dhena në kuadrin e operimit të zakonshëm transmetimi i të cilave ndodh gjatë përdorimit të protokolleve të komunikimit nëpërmjet internetit. Në faqen zyrtare të internetit nuk përfshihen lidhjet me faqet e tjera dhe të dhënat që këto të fundit mbledhin ose përpunojnë. Në momentin që ju ndodheni në një faqe ose aplikacion tjetër ju këshillojmë të lexoni deklaratat e privatësisë të faqeve dhe aplikacioneve respektive.
Aksesi në aplikacionin MONEYHOUSE në cdo rast kryhet përmes kredencialeve të krijuar nga vetë klienti në momentin e regjistrimit (username, password) si një sistem i cili përpunon të dhëna personale dhe të dhëna të tjera financiare të karakterit konfidencial. Për shërbime pagesash të vecanta klientit mund ti kërkohet procesimi i pagesave pas inputimit të kredencialeve që disponon në zbatim të kuadrit ligjor në lidhje me sigurinë e përpunimit të të dhënave dhe sigurisë kibernetike.
MONEYHOUSE në asnjë rast nuk mbledh të dhëna si gjurmë gishtash, face ID të përdorura për akses nëpërmjet pajisjeve elektronike të komunikimit në distancë. Këto të dhëna përpunohen dhe regjistrohen vetëm në pajisjen tuaj elektronike.
MONEYHOUSE përpunon të dhënat personale të përdoruesit dhe të personave të autorizuar për qëllime të ofrimit të shërbimeve të pagesave ose shërbimeve ndihmëse ose shërbimet e informimit.
Të dhënat që jepen me dëshirë nga përdoruesi në faqe, të gjitha email-et fakultative, eksplicite dhe të dërguara me dëshirë në adresat e specifikuara, përfshin marrjen në vijim të adresës së dërguesit që nevojitet për t’ju përgjigjur kërkesave si dhe për çdo të dhënë tjetër personale që përmban email-i.
Përdorimi i të dhënave personale për të dërguar materiale reklamimi ose informacion komercial për shitjen e produkteve ose shërbimeve nga MONEYHOUSE kërkon pëlqimin paraprak të subjektit të të dhënave. Nëpërmjet përdorimit të aplikimit ose miratimit të kushteve të përdorimit ose “cookies” ose nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit me MONEYHOUSE, ju jepni pëlqimin tuaj në lidhje me përpunimin e mëtejshëm të të dhënave duke pasur mundesinë që nëpërmjet një linku ose funksionaliteti të dedikuar ose përmes kërkesës zyrtare pranë MONEYHOUSE të ç’rregjistoheni në rast se nuk keni dëshirë të informoheni me tej, të përdorni shërbimin ose të jeni klient i MONEYHOUSE. Në këto MONEYHOUSE ju garanton fshirjen e cdo të dhëne që ju përket dhe që nuk është detyrim ligjor për ruajtje ose arkivim.
Për individet që aplikojnë për t’u punësuar pranë MONEYHOUSE, ne përdorim informacionin e tyre për proçesin e aplikimit dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse, ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet e te dhenave më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj. Të dhënat personale në lidhje me aplikantët të cilët nuk përzgjidhen në procesin e rekrutimit ruhen deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në legjislacionin në fuqi, më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.
Për individet që janë të punësuar pranë MONEYHOUSE, ne mbajmë të dhëna personale që janë të nevojshme vetëm për qëllimin e punësimit dhe jo më shumë. Këto të dhëna mbahen në ambiente me standarte të larta sigurie si edhe në sisteme kompjuterike në përputhje me ligjin dhe rregullat tona të brëndshme. Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me MONEYHOUSE, përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit deri në perfundimin e afatit të përcaktuar me ligj dhe më pas të dhënat shkatërrohen.
4. Çfarë të dhënash personale mbledhim
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në lidhje me identitetin tuaj si dhe të dhëna të tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimeve. Pa aprovimin për përdorimin e këtyre të dhënave ne nuk do të mundeshim të ofronim shërbimet MONEYHOUSE. Nëqoftëse nuk ndani me ne të dhëna identifikuese, ne e kemi të pamundur të hyjmë në një marrëdhënie biznesi ose shërbimi me Ju pasi këto të dhëna përvec ofrimit të shërbimit kërkohen në zbatim të kuadrit ligjor. MONEYHOUSE gjithashtu përpunon të dhëna për qëllime marketingu, sigurie fizike dhe/ose qëllime analitike, për të qënë në gjendje të ofrojë produkte dhe shërbime të një cilësie të lartë.
Kategoritë më poshtë të të dhënave personale mund të mblidhen nga MONEYHOUSE në varësi të tipit të marrëdhënies (Ju jeni një klient potencial, klient apo palë kontraktuese).
Informacion personal. Emri, Mbiemri, Datëlindja, Gjinia, Numri personal i identifikimit/Numri Dokumentit të Identifikimit, vendlindja, aftësia ligjore, kombësia dhe shtetësia, numra dhe adresa kontakti, adresa e vendbanimit, adresën IP, targa automjetesh si edhe të dhëna historike në ruajtje pranë nesh në kuadër të marrëdhënies së vazhduar.
Dokumentacioni. Lloji i dokumentit të identifikimit Tuaj, vendi që e ka lëshuar, numri, data e skadencës, informacion i përfshirë në barcode-in e dokumentave. Dokumentacion ligjor mbi regjistrimin e subjekteveve si dhe dokumentacion shtese të identifikimit ose marrëdhënieve tregtare ose të biznesit me pale të treta si cdo dokumenteacion tjetër të paraqitur nga ana juaj për qëllime të shërbimit.
Të dhëna e punësimit. Të dhëna në lidhje me llojin e punës që bëni, pozicionin e punës, punëdhënësin dhe pagën mujore dhe, në përgjithësi, të dhënat në lidhje me të ardhurat personale.
Të dhëna identifikuese ekonomike. Të dhëna të mbledhura përmes monitorimit të vazhdueshëm në kuadër të kërkesave të Njih Klientin Tënd, të dhëna dhe detaje të kartës suaj të debitit apo kreditit (në rast se ju zgjidhni të kryeni pagesa përmes debitimit direkt), numri i llogarisë bankare apo informacion tjetër bankar apo pagesash në lidhje me transaksionin bërë në favor të Shoqërisë.
5. Mënyrat e përpunimit të të dhënave personale
Të dhënat personale të subjekteve përpunohen në menyrë elektronike dhe fizike në përputhje të plotë me masat e sigurisë të përcaktuara në dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
MONEYHOUSE mbron të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 date 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit përveç rasteve kur legjislacioni në fuqi e parashikon ndryshe, më pas të dhënat shkatërrohen.
6. Aksesi në të dhënat personale
MONEYHOUSE në zbatim të kuadrit ligjor i jep akses individëve në të dhënat e tyre personale. Individët mund të identifikojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” dhe në bazë të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar brenda një afati prej 30 ditesh nga data e marrjes së kërkesës MONEYHOUSE ju informon mbi të dhënat ose ju shpjegojmë arsyen e mosdhënies se infromacionit.
Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do ju bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato, do tju tregojmë se ku mund të transferohen këto të dhëna, do ju japim një përshkrim të tyre dhe nese eshte e mundur në një formë të kuptueshme do ju japim një kopje të informacionit.
Për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, si edhe mbi informacion mbi çdo të drejtë që ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni në adresat e kontaktit të MONEYHOUSE. Gjithashtu ju mund të kontaktoni direkt me Komisionerin për mbrojtjen e të Dhenave Personale ose mund të informoheni mbi parashikemet e kuadrit ligjor në faqen zyrtare të komisionerit https://www.idp.al/.
7. Të drejtat e subjektit të të dhënave personale
Individët, të dhënat personale të të cilëve përpunohen, kanë të drejtë në bazë të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, të marrin në çdo kohë:
8. Siguria e të dhënave personale që përpunohen
MONEYHOUSE përpunon të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të dhënave personale me qëllim kryerjen e veprimtarisë së saj dhe detyrave të saj statutore në perputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullave të brëndshme. Kjo mund të përfshijë edhe informacione konfidenciale për kategoritë e subjekteve të të dhënave që përpunohen. MONEYHOUSE mbetet e angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e saj. MONEYHOUSE përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. Të gjithë punonjësit e MONEYHOUSE i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet atyre për të ushtruar funksionet e tyre në bazë të përshkrimit të punës, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. MONEYHOUSE vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. MONEYHOUSE monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë e informacionit. Punonjesit e MONEYHOUSE sipas deklaratës së konfidencialitetit të nënshkruar prej tyre mbajnë pergjegjesi ligjore, civile dhe penale, si dhe detyrohen të ruajnë konfidencialitetin e informacionit edhe pas mbarimit të marrëdhënies së punësimit.
Nëpërmjet aksesit në faqen e internetit, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e përdorimit të parashikuara në të.
9. Si të na kontaktoni
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@moneyhouse.vip si edhe të paraqiteni pranë zyrave ose agjentëve MONEYHOUSE në të gjithë Shqipërinë.